Haradinaj: Faleminderit Amerikë për vaksinat!

20 gusht 2021 | 16:17

Përmes një ceremonie të organizuar sot në ambientet e QKUK-së, Kosova ka pranuar 35 mijë e 100 doza të vaksinës “Pfizer” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga mbi gjysmë milioni që pritet të vijnë në vazhdim.

Me ketë është përmbushur zotimi i presidentit Joe Biden për të ndihmuar partnerët anembanë botës në luftën kundër Covid-19.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar SHBA-të për ketë ndihmë.

“Faleminderit Amerikë për vaksinat!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora ka folur për herë të parë rreth romancës…