Haradinaj: Faleminderit të gjithëve që më përkrahët këto ditë!
22 korrik 2019
| 11:38
Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar qytetarët që e përkrahën këto ditë, pas vendimit të dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit.
Haradinaj ka thënë se Kosova duhet ta ketë tregun për njohje dhe të mos pranojë ndarje e as Dodik Republikë.
“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë! Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/