Haradinaj falënderim për 11-vjetorin e pavarësisë
18 shkurt 2019
| 13:33
Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që iu bashkuan dje shënimit të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“Në shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë i falënderoj miqtë e Kosovës që iu bashkuan, si gjithmonë festës sonë. Mirënjohës të gjithë qytetarëve që festuan secili në mënyrën e vet, por me krenari e dinjitet, të rejave dhe të rinjve tanë, ushtarëve e policëve, që i dhanë energji dhe bukuri festës. Po ashtu, faleminderit gastronomëve të Prishtinës dhe të gjithë atyre që u kujdesen për organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha ngjarjeve. Faleminderit Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/