Haradinaj falënderon 62,111 votuesit që i besuan AAK-së

13 mars 2021 | 13:19

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ka ka thënë se vendi ynë zhvilloi zgjedhje me standarde të larta demokratike, që ngritën pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka falendëruar 62.111 votuesit nga Kosova e diaspora, që i besuan Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ju, që përkundër propagandave të qarqeve të ndryshme me të cilat vazhdimisht u sulmua Aleanca, e që nuk u argumentuan asnjëherë, vazhduat të na besoni, ashtu siç e kthyem besimin tuaj me punë, duke i dhënë vendit Ushtrinë, tapitë e Trepçës, pavarësinë energjetike e shumë të tjera, vazhdoni të besoni në ne”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Vendi ynë zhvilloi zgjedhje me standarde të larta demokratike, që ngritën pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sot u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Falënderoj të gjithë aktivistët dhe strukturat e Aleancës, për punën e vazhduar dhe të palodhur.

Falënderoj kandidatët tonë, nga vendi e diaspora, shumë prej tyre garues për herë të parë, të rinj e të reja që pasuruan me dijen e tyre organizatën tonë të përbashkët politike. Falënderoj veçanërisht, 62.111 votuesit nga Kosova e diaspora, burra e gra që i besuan Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ju, që përkundër propagandave të qarqeve të ndryshme me të cilat vazhdimisht u sulmua Aleanca, e që nuk u argumentuan asnjëherë, vazhduat të na besoni, ashtu siç e kthyem besimin tuaj me punë, duke i dhënë vendit Ushtrinë, tapitë e Trepçës, pavarësinë energjetike e shumë të tjera, vazhdoni të besoni në ne.

Aleanca që gjatë tërë historisë së saj politike, ka dëshmuar konsistencë në temat e interesit nacional, do të vazhdojë njëjtë dhe besimi juaj do të rezultojë edhe me më shumë punë të mira për shtetin tonë dhe të ardhmen e ndritur të tij dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që…