Haradinaj falënderon deputetët e Parlamentit Evropian që votuan pro liberalizimit
13 shtator 2018
| 12:43
Parlamenti Evropian ka votuar para pak çastesh pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderon deputetët e Parlamentit Evropian që votuan pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Evropë. Falënderues ndaj të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, të të gjitha partive e shteteve anëtare, që në Parlamentin Evropian e mbështetën të drejtën tonë për lëvizje të lirë”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/