Haradinaj falënderon deputetët për mbështetjen e Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes
18 tetor 2018
| 12:18
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjitha grupet parlamentare për mbështetjen në parim të Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.
Ai ka thënë se të gjitha komunitetet duhet të ndihen të sigurta në Kosovë.
Haradinaj ka thënë pakoja e projektligjeve për ushtrinë ka për qellim mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës dhe pjesëmarrjen e vendit tonë në misione paqeruajtëse.