Haradinaj falënderon deputetët që votuan pro ratifikimit të demarkacionit
21 mars 2018
| 19:02
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kuvendi i Kosovës me sukses ka ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.
“Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës. E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.