![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/haradinaj-10.jpg)
Haradinaj falënderon ish-gjeneralin Orr për kontributin e dhënë në profesionalizimin e FSK-së
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ish-gjeneralin e Gardës Ndërkombëtare të Iowa-s, Timothy Orr.
Në llogarinë e vet në “Facebook” kryeministri ka shkruar se lidhjet e Kosovës me shtetin e Iowa-s janë speciale dhe do të mbesin të tillë edhe më tutje.
Haradinaj ka thënë se e ka falënderuar ish-gjeneralin Orr për kontributin e dhënë në profesionalizimin e FSK-së.
“Diskutim i hapur dhe miqësor në takimin me ish-gjeneralin e Gardës Ndërkombëtare të Iowa-s, Timothy Orr. Lidhjet tona me shtetin e Iowa-s janë speciale dhe si të tilla i çmojmë e i respektojmë shumë, duke punuar në vazhdimësi në avancimin e këtij partneriteti, për të cilin gjenerali Orr vazhdon të jap kontribut të çmuar. E falënderova për shërbimin e tij shumëvjeçar në fushën e sigurisë në Kosovë, në profesionalizimin e FSK-së dhe për angazhimin e mëtutjeshëm, në shumë projekte të përbashkëta. Timothy Orr mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendi tonë. Vizioni i miqve tanë për të ardhmen e përbashkët në paqe, është edhe vizioni ynë!”, ka deklaruar Haradinaj.
/Epoka e re/