
Haradinaj falënderon ish-ministrin Sefaj
04 prill 2018
| 10:23
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka falënderuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj për punën e treguar në funksionin e tij.
Ai ka thënë se aksioni për deportimin e shtetasve turq, është një aksident që i ka ndodhur Kosovës dhe si i tillë duhet të jetë i fundit dhe për këtë arsye është kërkuar lirimi nga detyra i ministrit dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi si dëshmi e përkushtimit për funksionimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
/Epoka e re/