
Haradinaj falënderon KFOR-in për ruajtjen e sigurisë në vend
29 mars 2018
| 14:09
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka falënderuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Cuoci për ruajtjen e sigurisë në vend.
“KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë të sigurt e paqësore dhe një mjedis të qetë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Haradinaj pas takimit me gjeneralin Cuoci.