Haradinaj: Familja Gërvalla u distancua nga gjuha denigruese e Donikës, ne jemi gjithmonë bashkë

05 shkurt 2025 | 21:40

Gazeta1o ka raportuar sot se një numër i madh anëtarësh së familjes Gërvalla, përfshirë edhe vet djalin e Jusuf Gërvallës kanë qëndruar sot në shtëpinë e familjes Haradinaj në Gllogjan, ku edhe kërkuan falje për ofendimet nga familjarja e tyre, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Për këtë është deklaruar edhe ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Haradinaj për emisionin FIVE, ka theksuar se familja Gërvalla u kishte ardhur për vizitë për t’iu treguar se janë gjithmonë bashkë, dhe se distancohen nga gjuha denigruese e ministres Donika Gërvalla.

“Pritëm mysafir familjen Gërvalla, që erdhën me tregu se ne jem bashkë ashtu siç kemi qenë, ne jemi ata që në mesin e familjeve tona nuk mund të hy askush, qoftë edhe anëtar i familjes tanë. Kështu që ata erdhën dhe thanë që distancohen nga fjalimi i Donikës, komplet dhe distancohen nga çdo fjalim që është kundër Haradinajt, kundër UÇK-së dhe kundër vetë këtij populli. Prandaj ata erdhën me tregu se ne jemi bashkë, dhe ne do të jemi gjithmonë bashkë, dhe kushdo qoftë që tenton, ose të dalë qoftë nga familje si dele e zezë, do të jetë i distancuar nga ta. Kështu që kjo është një shenjë solidariteti me popullin e Kosovës, me Drenicën me Llapin, Dukagjinin, Preshevën dhe me kombin”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin “FIVE”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.me…