Haradinaj: Familjet atdhetare mbajtën gjallë shpresën e popullit për liri

23 gusht 2020 | 14:37

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në ceremoninë ku Haxhi Ferizaj, veteran i arsimit, së bashku me dy djemtë e tij dëshmorë u përjetësuan në bronz, në vendlindjen e tyre në Kodrali.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në nderim të kontributit të tyre atdhetar, sot i ka dhuruar medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet” Nanës Ryvë, nënës së dy dëshmorëve.

Sipas tij, familjet e tilla atdhetare kanë mbajtur  gjallë shpresën e popullit për liri.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Haxhiu dhe Ryva i dhanë Kosovës të dy bijtë e tyre. Haxhi Ferizaj, veteran i arsimit, së bashku me djemtë, Agronin të rënë me 1984 dhe Skënderin të rënë me 1999, u përjetësuan në bronz, në vendlindjen e tyre në Kodrali. Familjet atdhetare ishin ato që mbajtën gjallë Atdheun dhe shpresat e popullit shqiptar për liri me breza të tërë. Në nderim të kontributit të tyre atdhetar, sot iu kam dhuruar medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Nanës Ryvë, nënë e dy dëshmorëve dhe Ilirit, i biri i dëshmorit Skënder Ferizaj, kryefamiljar që jeton me dhembjen, krenarinë dhe trashëgiminë e babait dhe gjyshit të tij. Përderisa Atdheu ka familje të tilla, liria është e sigurt. Lavdi Dëshmorëve të Kombit!Respekt i përjetshëm për familjen Ferizaj!

Image may contain: 3 people

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: 2 people, outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajloviq ka rezultuar pozitiv në testin…