Haradinaj: Faqet në rrjetet sociale po me mbyllen pa arsye, komunikimin me qytetarë do ta vazhdojë
05 janar 2024
| 15:21
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, vazhdon të ketë probleme me faqet e tij në rrjetet sociale.
Ai ka bërë me dije se profilet e tij në “Facebook” dhe “Instagram” që disa herë po i mbyllen pa paralajmërim.
“Ka disa herë që faqet e mia në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, mbyllen pa paralajmërim dhe pa arsye. Megjithatë nëse një dritare komunikimi mbyllet, nuk do të thotë që ndalet komunikimi me qytetarë e miq, në secilën platformë e më së miri në atë tradicionalen: në sy. Mirë u takofshim!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.