Haradinaj: Fatmir, po vjen era fitore, anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes

24 nëntor 2024 | 15:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni i partisë së tij me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt dhe konservatorët, garanton anëtarësimin e vendit në NATO.

Duke folur në Konventën Zgjedhore të Nismës, Haradinaj i ka thënë Limajt se po e ndjen erën e fitores.

“Kryetar, Fatmir, po më duket era fitore po i vjen”.

“Këtu në këtë sallë ka shumë vepra, sepse ka shumë njerëz që kanë bërë vepra të mëdha për Kosovën”, ka thënë ai, duke iu referuar slloganit të këtij koalicioni: “Veç vepra”.

Haradinaj ka përsëritur premtimin për anëtarësimin e vendit në NATO.

“Anëtarësimi në NATO, anëtarësimi direkt përmes planit aksional, e bën kthesën e madhe, jo vetëm të sigurisë, por edhe ekonomike dhe në të gjitha drejtimet tjera të jetës”.

“Ju sigurojmë që do ta bëjmë realitet. Jo veç me e thënë, po kemi me e bë”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll ka…