Haradinaj: Faturat e rrymës që shpërndahen sot me çmime astronomike janë dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike

24 janar 2025 | 12:15

Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradnaj, ka reaguar në “facebook” lidhur me faturat e rrymës .

Ai thënë se faturat e rrymës që po shpërndahen këtë muaj janë me “çmime astronomike”.

Haradinaj ka theksuar se këto fatura janë dëshmi e abuzimit kriminal të “bandës energjetike”.

“Nëse ka pasë ndonjëherë abuzim me popull është kjo që po ndodh tani nga kjo qeveri. Faturat e rrymës që po shpërndahen sot me çmime astronomike, janë dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike. Ne paguajmë për GEN-in serb, ky është krim dhe kjo është arsyeja se pse u ndërpre projekti për termocentralin e ri”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka diplomuar të premten gjenerata e 61-të e Policisë së…