Haradinaj: Fehmi Agani ishte promotor i unitetit për liri

05 maj 2019 | 16:51

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-nënkryetarin e LDK-së, Fehmi Agani, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Agani ishte promotor i unitetit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për liri

“Fehmi Agani, me mendim të guximshëm dhe veprimtari atdhetare i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran. Në 20-vjetorin e vrasjes, kujtojmë njeriun, i cili me dijen e thellë dhe urtësinë që e shquante, u shndërrua në promotor të unitetit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit dhe akademikut Fehmi Agani!”, ka Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1161743700616709/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Florent Hasani ka rezultuar një gol të bukur në…