Haradinaj: Fehmi Agani, njëri nga ideatorët themeltarë të Republikës së Kosovës

06 maj 2020 | 14:41

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar akademik Fehmi Aganin, në 21-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.

Haradinaj, duke vlerësuar lartë kontributin e Aganit, ka thënë se ai ishte njëri nga ideatorët e shtetit të Kosovës.

“Me kalimin e viteve nuk zbehet vepra e lartësuar patriotike e akademik Fehmi Aganit, një nga ideatorët themeltarë të Republikës së Kosovës. Fehmi Agani ishte ideolog dhe veprimtar i paepur shtetformues, i cili u vra mizorisht nga pushtuesi, 21 vjet më parë. Profesor e intelektual i urtë e largpamës, ai zgjodhi anën e drejtë të historisë, rreshtimin me idealet e kombit. Njeri i vlerave që na mbajnë bashkë dhe të lirë në komb. U kujtoftë përjetë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G: ‘Epoka e re’)

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1757225077735232/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni, ka deklaruar  të…