Haradinaj: Fermerët do ta kenë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë

12 korrik 2019 | 13:48

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar fermerin Blerim Aliut nga Zajqeci i Kamenicës, i mbështetur edhe nga programi i Qeverisë për bujqësi.

Haradinaj ka shkruar në profiling e vet në “Facebook”, se fermerët si Blerimi, kanë arritur që të ruajnë traditën, të prodhojnë produkte vendore të cilësisë së lartë, duke punësuar njerëzit tanë dhe duke i dhënë shtysë ekonomisë së vendit. “Fermerët do ta kenë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë! Kënaqësi të shoh angazhimim e Blerim Aliut, fermerit nga Zajqeci i Kamenicës, i mbështetur edhe nga programi i Qeverisë për bujqësi.  Fermerët si Blerimi, kanë arritur që të ruajnë traditën, të prodhojnë produkte vendore të cilësisë së lartë, duke punësuar njerëzit tanë dhe duke i dhënë shtysë ekonomisë së vendit”, ka shkruar Haradinaj.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritja e gjatë e Skënderbeut, ka marrë fund ditën e…