Haradinaj feston pashkët në familjen e mikut të ndjerë
01 prill 2018
| 14:12
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, festën e Pashkëve e ka kaluar në familjen e mikut të tij të ndjerë Gjon Berisha në Zym.
Ai ka thënë se familja Berisha sot ka dy festa, pashkët dhe fejesën e djalit.
“Kënaqësi të isha në shtëpinë e mikut të ndjerë, Gjon Berisha, në Zym të Gjeçovit dhe të ndajë me pasardhësit gëzimin e dyfishtë, të festës së Pashkëve dhe fejesës së djalit, Tomës. E bekuar qoftë familja shqiptare!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/