Haradinaj fillon takimet me degët e AAK-së në tërë Kosovën

12 tetor 2020 | 19:26

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka filluar takimet me degët e partisë.

Ai sot ka pritur degët e Gjakovës, Deçanit dhe Rahovecit.

Postimi i plotë i Haradinajt në FB:

Filluam takimet me udhëheqjet e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova.
Pritëm sot kolegët e degëve të Gjakovës, Deçanit dhe Rahovecit.
Diskutuam për sfidat e fuqizimit të Aleancës në këto tri komuna, që janë edhe shembull i qeverisjes së mirë komunale. Pres aktivizimin dhe mobilizimin e të rinjve në kuadër të AAK-së, hapjen e mëtutjeshme të partisë për kuadro të reja, si dhe organizimin në të gjitha nivelet e shtrirjes së saj.
Ditëve në vijim do të vazhdojmë edhe me takimet me degët e tjera.
Na prift e mbara!

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës temë diskutimi ka…