Haradinaj: Fitorja e Akilit, dëshmi se Kosova ka një brez të artë xhudistësh

03 nëntor 2018 | 22:09

Listës së politikanëve të vendit tonë që kanë uruar xhudistin, Akil Gjakova për fitoren në finalen e Europianit të grupmoshës U23 i është shtuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kjo gjeneratë sipas tij është dëshmi që Kosova ka një brez të artë xhudistësh.

“Ngadhnjimi i Akil Gjakovës në Europianin U23 në Gyor të Hungarisë është edhe një dëshmi se Kosova ka një brez të artë xhudistësh që po ia lartësojnë emrin kudo në botë. Krenar me ty Akil!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/961739337283814/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci u është përgjigjur interesimeve të…