Haradinaj: Flamuri i Kosovës po lartësohet në majet më të larta botërore

01 gusht 2018 | 13:10

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Arineta Mula, e cila kohë më parë ka pushtuar majën më të lartë të botës, Mount Everest.

Më këtë rast Haradinaj ka inkurajuar Arineten në sfidën e saj të radhës, ngjitjen në Mount Elbrus.

Sipas Haradinajt, njerëzit e sfidave të mëdha po e lartësojnë flamurin e Kosovës në majet më të larta botërore.

“Kosova ka njerëz të guximshëm, që e sfidojnë vetën dhe rrethanat në të cilat jetojnë, duke tejkaluar lartësitë, jo vetëm fizike por edhe mendore. Një ndër ta është Arineta Mula, e cila kohë më parë ka pushtuar majën më të lartë të botës, Mount Everest. Mëngjesin e sotëm pata kënaqësinë, ta inkurajoj Arineten në sfidën e saj të radhës, ngjitjen në Mount Elbrus. Njerëzit e sfidave të mëdha po e lartësojnë flamurin e Kosovës në majet më të larta botërore.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Alaba është ndër lojtarët më të mirë në skuadrën…