Haradinaj flet për marrëveshjen e Ohrit, thotë se janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO; Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe; Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit.