Haradinaj flet për polemiken e Lekajt me ambasadorin e Zvicrës
01 prill 2019
| 11:47
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se ia ka tërhequr vërejtjen ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekajt, për deklaratën e tij ndaj ambasadorit të Zvicrës në Kosovë.
Shefi i qeverisë ka thënë se nuk është detyrë e Lekajt të interpretojë deklaratat e ambasadorëve të huaj në Kosovë. “Unë mendoj se deklarata e Lekajt është nxjerr nga konteksti, por nuk është detyrë e ministrit të Infrastrukturës të interpretojë deklaratat e ambasadorëve të huaj në Kosovë por ai duhet të merret me punët që i takojnë. Unë ia kam tërhequr vërejtjen Lekajt për këtë deklaratë”, ka thënë Haradinaj, pas takimit me deputetët e Bundestagut Gjerman.
/Epoka e re/