
Haradinaj: Forcat e Armatosura të Shqipërisë po shkëlqejnë si pjesë e NATO-s
Sot (e hënë) Forcat e Armatosura Shqiptare festojnë 111-vjetorin e themelimit.
Me këtë rast, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare janë duke shkëlqyer në misione ndërkombëtare si pjesë e NATO-s.
“Urime Dita e Forcave të Armatosura Shqiptare! Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare. Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare Me krenari vazhdojmë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme, të cilët si pjesë e NATO-s shkëlqejnë në misione të ndryshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në botë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.