Haradinaj: Forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor
28 maj 2019
| 10:41
Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për herë të dytë rreth aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku janë arrestuar zyrtarë policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë.
“Forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit tonë. Krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tone të përbashkët, dhe nuk duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar.
/Epoka e re/