Haradinaj: Fryma e Aleancës Fituese edhe në Lug të Drinit

07 shkurt 2025 | 21:27

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një tubim në Lug të Drinit.

Ai ka thënë se do ta bëjnë realitet planin për zhvillim ekonomik, për fuqizim të shtetit përmes anëtarësimit direkt në NATO.

“Aty ku historia dhe trimëria janë gdhendur thellë në çdo familje, sot morëm mbështetje të fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese. Do ta bëjmë realitet planin tonë për zhvillim ekonomik, për fuqizim të shtetit përmes anëtarësimit direkt në NATO. Fitorja e listës 137 do të jetë fitore e çdo qytetari që beson në një Kosovë më të mirë. Me 9 shkurt – të gjithë për Kosovën Fituese 137”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj,…