Haradinaj: Fryma e fitores po ndihet gjithandej
AAK-ja ka mbajtur mbledhje të kryesisë, ku është diskutuar mbi çështjet që kanë të bëjnë me agjendën zgjedhore, listën garuese në zgjedhje dhe për aktualitetet politike në vend.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo parti po kalon në një moment të rëndësishëm pozitiv mobilizimi të jashtëzakonshëm nga strukturat.
“Fryma e fitores po ndihet gjithandej, veçanërisht mbështetja e jashtëzakonshme nga Diaspora, që do të jete krah i fortë i koalicionit tonë. Jemi në finalizim të programit zgjedhor, i cili do të bëhet publik javën e ardhshme. Ky program përfshin prioritete të qarta dhe planifikime të hollësishme, për ta bërë më cilësore jetën e qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe Kosovën më të sigurt”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se gjatë diskutimit u konfirmuan disa prej kandidaturave për deputetë.
“Këto zgjedhje janë bërë me kujdes dhe bazuar në aftësitë dhe përvojën e kandidatëve për të përmbushur rolet e tyre në Kuvend. Aleanca bashkë me partnerët në koalicion: Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, po punojnë që më 9 shkurt të ndodh ndryshimi që i duhet vendit për të ecur përpara”, ka theksuar Haradinaj.