Haradinaj: FSK-ja, forcë mbrojtëse e sovranitetit
Kosova shënon sot ”Ditën e Forcës” së saj, e cila vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend.
Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se një rëndësi e veçantë i është kushtuar integrimit të komuniteteve pakicë, që e shohin FSK-në si mundësi për më shumë siguri dhe për një karrierë të shkëlqyer.
“Përmes pakos së tri ligjeve, të cilat janë votuar në lexim të parë, në Kuvendin e Kosovës, me një koncensus të lartë ndërpartiak, FSK-ja është mandatuar qartë si forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.
Sot, Forca jonë feston Ditën e shënuar në këtë vit të veçantë për të, duke hapur dyert për miqtë e saj, për qytetarët, që të njihen nga afër me jetën ushtarake, me sukseset e këtyre vajzave dhe djemve të zgjedhur të atdheut tonë, që janë në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe paqes. Urime “Dita e Forcës” Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.