Haradinaj: FSK-ja garanton siguri për të gjithë qytetarët
10 maj 2018
| 18:17
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), gjeneralin Ralf Hoffmann.
Haradinaj ka treguar se në këtë takim u pajtuan se FSK-ja është forcë profesionale dhe gjithëpërfshirëse, që garanton siguri për të gjithë qytetarët e vendit.
“Në kuadër të takimit, diskutuam edhe për nevojën e intensifikimit të veprimeve informuese e sensibilizuese për të arriturat dhe gatishmërinë e FSK-së në procesin e transformimit në Forcë të Armatosur. Kosova është e përgatitur që të jetë partnere e NATO-s në ofrimin e sigurisë së brendshme, rajonale dhe më gjerë”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
/Epoka e re/