Haradinaj fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë
Haradinaj fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka darkuar me bashkatdhetarë të suksesshëm në Zvicër.
Haradinaj ka thënë se i ka ftuar bashkatdhetarët të vijnë dhe të investojnë në vendin e tyre, t’i japin edhe më shumë hov zhvillimit ekonomik dhe ta forcojnë edhe më tej marrëdhënien që kemi ndërtuar për kaq shumë vite.
“I nderuar të marrë pjesë në darkën e nikoqirëve Pashk Mërturi e Pren Kqira, në mesin edhe të shumë bashkatdhetarëve, shqiptarë patriot e të suksesshëm në Zvicër. Pata kënaqësinë që nga ta të dëgjoja storjet e suksesit, punën që bëjnë atje, sfidat dhe vështirësitë përgjatë rrugëtimit të tyre por edhe për dashurinë ndaj shqiptarëve gjithandej. Bashkatdhetarët tanë janë vlerë e çmuar për ne, dhe u jemi përherë mirënjohës për gjithë kontributin që kanë dhënë për atdheun e tyre. Për këtë, të gjithë bashkatdhetarët me të cilët darkuam bashkërisht, i ftova që të vijnë dhe të investojnë në vendin e tyre, t’i japin edhe më shumë hov zhvillimit ekonomik dhe ta forcojnë edhe më tej marrëdhënien që kemi ndërtuar për kaq shumë vite”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.