Haradinaj fton deputetët të jenë unikë përball Serbisë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të jenë unikë dhe të vendosur përball Serbisë.
Në seancës parlamentare të thirrur nga AAK-ja, për paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti, për heqjen e taksës, Haradinaj ka thënë se Kosova i ka 100 arsyeje për të mos hequr taksën.
Në fjalën e tij, Haradinaj ia ka kujtuar kryeministrit Kurti të gjitha fushatat që i ka bërë për të ndaluar produktet serbe në Kosovë.
“Të gjitha këto veprime që na bashkuan një kohë që i jepem mbështetje të plotë kryeministrit aktual. Kjo ‘ideologji’ nuk shkoj gjatë, kur tashmë po e shohim se kryeministri u dorëzua ende pa i ardhur presioni. Ai shkeli mbi parimet e tij, shkeli mbi prodhuesit vendor. Pra, sot i kemi 100 arsyeje të kundërshtojmë heqjen e taksës 100 për qind”, ka thënë Haradinaj.
Ai e ka ftuar Kurtin që të mos e heq taksën ndaj produkteve serbe.