Haradinaj fton nesër në takim kryetarët e partive parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se duke marrë si shkas zhvillimet e fundit në vend, ka ftuar për nesër ( e enjte) në takim kryetarët e partive parlamentare.
Pavarësisht kërkesës amerikane, Haradinaj ka thënë se i tij dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia.
“Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare. Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Ne kemi para nesh mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema:
1. Ecjen përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën;
2. Taksën, për të cilën disa kërkojnë suspendim, disa heqje pa kushte, disa reciprocitet para apo pas heqjes.
Qëndrimi im dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia. Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare.
Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin.