Haradinaj fton Thaçin që t’i nis konsultat për caktimin e datës së zgjedhjeve

19 korrik 2019 | 16:43

Ramush Haradinaj pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit, ka ftuar presidentin Hashim Thaçi që t’i fillojë konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Tani përgjegjësia kalon të presidenti që t’i fillojë konsultat me partitë politike dhe të caktojë datën e zgjedhjeve. Ato janë afate kushtetuese”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se prapë do t’i hyjë garës zgjedhore për të kërkuar besimin e qytetarëve.

“Unë i ofrohem prapë popullit për të marrë besimin për shkak se nuk jam i akuzuar, por jam i intervistuar dhe aq sa me jep populli besim do ta respektojë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit për shkak të ftesës që ka marrë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Kukësit e ka shkarkuar trajnerin Ernest Gjoka vetëm…