Haradinaj: Fushata ajrore e NATO-s ishte vendimtare për lirinë e Kosovës
23 mars 2018
| 14:41
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës.
Me rastin e 19-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, Haradinaj ka thënë se u është mirënjohës të gjithë atyre që janë flijuar për të mbrojtur popullin shqiptar.
“Fushata ajrore e NATO-s, që filloi më 24 mars 1999, ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës. Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme heroizmit të grave dhe burrave të NATO-s, që u flijuan në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shpëtimit të një populli të tërë të pambrojtur”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.