Haradinaj: Gabim të lihen anash kompanitë amerikane, Kurti ta publikojë kontratën me fabrikën turke të municioneve

16 dhjetor 2024 | 20:59

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka falenderuar Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Haradinaj ka thënë se është gabim të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë.

Njëherit ai ka kërkuar nga Kurti që ta publikojë kontratën me ta.

Shkrimi i plotë:

Është gjithmonë lajm i mirë kur Kosova avancon në sektorin e sigurisë dhe prodhimit të municionit. Por të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë, është gabim. Falënderues ndaj Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme, mirëpo çdo gjë që ka të bëjë me ushtri, municion e siguri – i jemi borxhli të përjetshëm Amerikës.

Gabim në hapa, njësoj sikur me energjetikë, me anulimin e kontratës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re dhe me anulimin e projektit të gazsjellësit amerikan.

P.S.

Publiko kontratën Kryeministër!

Boll mo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Konservatorët, Forumi Intelektual…