Haradinaj: Gani Foniqi ishte veprimtar i devotshëm
25 gusht 2019
| 13:47
Kryeministri në dorëheqje dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në familjen Foniqi në Klinë me rastin e ndarjes nga jeta të Gani Foniqit, njeri ndër themeluesit e Degës së AAK-së në këtë komunë.
Haradinaj ka thënë se Ganiu ishte veprimtar i devotshëm i vendit të tij.
“Vizitë ngushëlluese në familjen atdhetare Foniqi në Zajm të Klinës, për ndarjen nga jeta të mikut tonë, ekonomistit dhe veprimtarit të devotshëm Ganiut, ndër themeluesit e degës së AAK-së në Klinë dhe anëtar i kryesisë së saj. I përjetshëm kujtimi i tij!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/