Haradinaj i gatshëm të diskutojë me Listën Serbe për Demarkacionin

10 mars 2018 | 19:24

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se seanca për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi duhet të mbahet javën e ardhshme.

Ai në një intervistë për “RTK2” ka bërë të ditur se janë duke vazhduar bisedimet me Listën Serbe.

“’Lista Serbe’ tani për tani po refuzon të flasë për këtë temë, por janë duke diskutuar për mundësinë që të mbështesin këtë proces. Unë e respektoj Listën, janë persona të zgjedhur nga populli, kanë autoritetin e tyre dhe janë qytetarë të Kosovës. Do të diskutoj me ta që të na ndihmojnë në lëvizjen e lirë te qytetarëve tanë. Unë jam i gatshëm të gjej një gjuhë të përbashkët me Listën Serbe dhe besoj se kjo është edhe në interes të serbëve të Kosovës, sepse edhe ata nuk kanë një pasaportë pa viza dhe nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit”, ka thënë Haradinaj.
.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u…