Haradinaj: Gjatë viteve 1998-1999 nga regjimi serb u dëbuan nga Kosova mbi një milion shqiptarë
16 prill 2020
| 15:40
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Eksodit Shqiptar, ka thënë se kujton sakrificën e të gjithë qytetarëve të Kosovës për liri dhe pritjen me dyer të hapura nga vëllezërit tanë në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi.
“Mbi një milionë shqiptarë u dëbuan nga Kosova gjatë viteve 1998-1999 nga regjimi serb. Forcat pushtuese detyruan shqiptarët që të largohen nga toka e tyre përmes dhunës, terrorit e gjenocidit! Sot, në shënim të Ditës së Eksodit Shqiptar, kujtojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve të Kosovës për liri dhe pritjen me dyer të hapura nga vëllezërit tanë në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/