Haradinaj: Gjermani, urime Dita e ribashkimit!
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin gjerman me rastin e ditës së bashkimit të Gjermanisë.
Ai ka thënë se Gjermania, e bashkuar e sovrane, u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësore.
Sipas Haradinajt, shteti gjerman është adresa tek e cila, Kosova dhe populli i saj, shohin modelin zhvillimor, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë.
“Muri i Berlinit ua kishte ndaluar gjermanëve lirinë e lëvizjes për gjysmë shekulli, dhe rënia e tij më 1989 rezultoi një vit më pas, më 3 tetor 1990, me bashkimin zyrtar të kombit e shtetit gjerman. Gjermania, e bashkuar e sovrane, u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësore. Shteti gjerman është adresa tek e cila, Kosova dhe populli i saj, shohin modelin zhvillimor, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë. Gjermani, urime Dita e Ribashkimit!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/