Haradinaj: Gjiganti ‘Trepça’ tani është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës
08 mars 2019
| 13:42
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se gjiganti “Trepça” pas votimit në Kuvend të statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.
“Të dashur qytetarë dhe minatorë, më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Punë të mbarë e me fat!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/