Haradinaj: Gjithmonë besnik ndaj Obiliqit, Xhelal Krasniqi është njeri i dëshmuar dhe me vizion

23 shtator 2021 | 16:08

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nëpërmjet një videodeklarate nga Obiliqi u është drejtuar qytetarëve për zgjedhjet e 17 tetorit.

Haradinaj ka thënë se krenohet me qytetarët e Obiliqit,  të cilët sipas tij i kanë dhënë dritë Kosovës.

“Krenohem me faktin se kam mundur të jem me ju, të qëndroj besnik ndaj juve. Krenohem me Ligjin për Obiliqin, krenohem edhe me këtë shesh që e kam përkrahur dikur”, ka thënë Haradinaj.

Me tutje, Haradinaj e ka konsideruar si nder kërkimin e besimit të  qytetarëve për programin e AAK-së dhe për kandidatin për kryetar të Obiliqit, Xhelal Krasniqi.

“Një njeri i dëshmuar, por po ashtu një i ri, me vizion të ri për Obiliqin”, është shprehur Haradinaj, duke siguruar se “me Xhelalin dhe me asamblistët tonë, Obiliqi do ta vazhdojë rritën dhe zhvillimin dhe do t’ju qëndroj besnik si në të kaluarën”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e njohur Givova është sponsore teknike e Federatës së…