Haradinaj: Gjuha jonë është vlerë e çmuar

20 gusht 2018 | 17:55

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Seminarin e 37-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ka thënë se gjuha jonë, prej më të lashtave, është vlerë e çmuar që meriton të njihet më për së afërmi nga studiuesit nga e mbarë bota. 

“Në Seminarin e 37-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, u shpreha mirënjohje të thellë gjithë studiuesve e dashamirëve të shqiptarëve, që e shpërndanë një fije drite të shqipes dhe të vërtetës sonë. Ky seminar do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria e vendit, si një dritare e hapur për albanologjinë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të angazhimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ushtruesi…