Haradinaj: Gjykata Speciale është përkrahur nga Qeveria e Serbisë

08 nëntor 2021 | 14:49

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se Gjykata Speciale është përkrahur nga Qeveria e Serbisë.

Para trupit gjykues të Dhomat e Specializuara në Hagë, ku sot po vazhdon procesi ndaj tij dhe Hysni Gucatit, Haradinaj ka deklaruar se Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka falënderuar Qeverinë e Serbisë për mbështetjen e dhënë.

“Kjo prokurori po e dëshmon atë që e kam thënë unë me OVL-në. Kushdo që ka kryer krim, nuk meriton aspak dhe duhet të përballet me drejtësinë. Prokurori Jack Smith qëndroi para jush dhe tha ‘kjo s’ka të bëjë me UÇK-në. Kjo është gënjeshtër. Është pikërisht e kundërta. Kjo prokurori po e falënderon Qeverinë e Serbisë për mbështetjen e dhënë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se prokuroria nuk e ka asnjë provë ndaj tij.

“Prokuroria nuk e meriton që unë të jem këtu, që t’ua bëj dekorin. Vendosa të vij këtu të them të vërtetën, veprimet e kësaj prokurorie dëshmon se jam këtu prej 14 muajsh, kur asnjë provë nuk mund t’i mbështes akuzat qesharake”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka suspenduar gjyqtaren Florije Zatriqi…