Haradinaj godet LDK-në: Nuk i besoj për dialogun, AAK’ja u la në terr

04 gusht 2020 | 20:58

Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë, kështu po vlerëson ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai për RTK-në ka thënë se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është kundër dialogut pa SHBA-në

“Kosova nuk e ka luksin me zëvendësua lidershipin e dialogut nga SHBA me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak e Borell”, theksoi Haradinaj.

Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj.”

Ndër të tjera ai shtoi se “nuk duhet privatizua dialogun me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Hysenit, emisari amerikan Richard Grenell, mbetet i angazhuar fuqishëm…