Haradinaj godet Vuçiqin: Kryeqytet i verërave në rajon është Rahoveci, jo Beogradi

01 shtator 2022 | 16:12

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se Rahoveci është kryeqytet rajonal i verërave.

Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Kosova është shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave.

“Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave.   Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka vazhduar me kritika ndaj qeverisë Kurti, duke thënë se po e dënon panairin e Rahovecit, duke e përballur me mungesë të energjisë elektrike.

“Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal”, ka shkruar Haradinaj.

Në përgjigje të deklaratës së Vuçiqit se “Beogradi është kryeqytet i verës”,  Haradinaj ka thënë se “Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon”.

“Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i ‘Hardh Fest’. Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shkollën e Mesme Teknike “Rudina” në Qendrën Korrektuese Dubravë,…