Haradinaj: Goditjet e Qeverisë ndaj ushtrisë, të qëllimshme
12 tetor 2024
| 11:22
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se shqetësuar “për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti”.
Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme”, ka shkruar Haradinaj.
“Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare”.
“Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!”, ka thënë Haradinaj.