Haradinaj: Greqia ka pasur qasje konstruktive ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ioannis Brachos, sekretar i përgjithshëm për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare për zhvillim dhe bashkëpunim në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.
Gjatë këtij takimi, Haradinaj ka thënë se Kosovës është e hapur për thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Greqinë.
“Greqia ka pasur qasje konstruktive ndaj Republikës së Kosovës dhe për këtë jemi mirënjohës. Në takim me Ioannis Brachos, sekretar i përgjithshëm për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare për zhvillim dhe bashkëpunim në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, shprehëm vullnetin e përbashkët për intensifikimin e partneritetit ekonomik dhe atë të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona. Kosova është e hapur për thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, në shërbim të krijimit të një mjedisi të volitshëm për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/