
Haradinaj: Gruaja është forca e demokracisë
07 tetor 2021
| 19:54
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” fotografi të takimeve të realizuara në Gjilan dhe Junik, me gratë që marrin pjesë në pilitikbërjen në AAK.
“Gruaja është forca e demokracisë .Me zonjat e Aleancës në Gjilan dhe Junik”, ka shkruar Haradinaj krahas fotove.
Ndryshe në Aleancë, sa i përket përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe politikbërje, nuk ka asnjë dallim gjinor. Dy degë të Aleancës udhëhiqen nga kryetare gra (Podujevë dhe Kaçanik), e shumë gra janë të përfshira në qeverisjet komunale në komunat që i udhëheq Aleanca.
Kuvendi i fundit i kësaj partie me 2018 ka nxjerr një Këshillit Drejtues me 38% gra.