Haradinaj: Grupi parlamentar i AAK-së është unik për demarkacionin
20 mars 2018
| 15:50
Kryeministri i vendit, njëherësh edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, para seancës së demarkacionit, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” me grupin parlamentar të AAK-së, me mbishkrimin se deputetët e kësaj partie janë unik sa i përket votimit të demarkacionit.
“Grupi Parlamentar i AAK-së unik para seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.